FOTO+VIDEO/ Ja pse nuk bëhen shqiptarët! Durrës dhe Benidorm (Spanjë), dy mënyra diametralisht të kundërta të trajtimit të një… peshkaqeni  

Këto ditë kemi parë në media të paktën dy raste të kapjes, masakrimit dhe varjes në litar, të dy peshkaqenëve nga peshkatarë të Durrësit.

Kronikat e dhëna me bujë edhe nga mediat televizive dhe portalet kanë treguar se si peshkatarët tanë “heronj”(injorantë) kanë arritur të kapin pas shumë mundimesh peshkaqenët, që pasi i kanë masakruar dhe varur në makaranë e peshkarezhave, nuk kanë lënë pa e “reklamuar” barbarinë e tyre edhe me foto.

Durrës/ Peshkaqeni “tigër” bie në rrjetë, peshon 500 kg - Top Channel

Këto nuk kanë qenë rastet e vetme, pasi çdo vit në ujërat tona peshkatarë nga Durrësi, Vlora, Saranda apo Lezha, kapin peshkaqenë të përmasave të ndryshme dhe i varrin në litarë si të ishin “shkelës kufiri” dhe “armiq të popullit”, pa e kuptuar se me vrasjen e një peshkaqeni kanë prishur majën e një zinxhiri të tërë ushqimor detar, që shumë shpejt do t’i lërë pa peshk.

VIDEO/ Kapet peshkaqeni gjigant në Durrës, plot 400 kg dhe 3.85 m -

Ndërkohë, jo më larg se sa dje, një lajm nga brigjet e Spanjës, ka bërë xhiron e botës për rastësinë dhe më pas për sjelljen e pushuesve dhe të autoriteteve me një peshkaqen blu.

Peshkaqeni 8 metra i gjatë del në breg, tmerrohen pushuesit në Spanjë - Abc News

Peshkaqeni të paktën 6 metra i gjatë, është shfaqur papritur në bregdetin e Benidorm-it në Spanjë dhe kjo gjë ka shkaktuar pak frikë por dhe kureshtje të madhe tek pushuesit që ndodheshin aty.

Në pamjet e publikuara nga mediat më të mëdha si “The Sun” apo “Daily Mail”, shihet teksa pushuesit largohen nga bregu nga rojat e plazhit, deri në ardhjen e ekspertëve detar, që kanë bërë edhe largimin e butë të bishës.

Crowds gathered to watch the shark being whisked away

 

Britanikja Christine Kettley, 36 vjeçe, ishte me familjen e saj në plazhin e mbushur me njerëz, kur peshkaqeni po shëtiste pranë bregut.  Nëna e tre fëmijëve tha për “The Sun” se: “Ky peshkaqen ishte i madh, rreth 8 këmbë i gjatë dhe po përpëlitej mbi ujë, pasi ngeci në cektinë”.

Peshkaqeni 8 metra i gjatë del në breg, tmerrohen pushuesit në Spanjë - Abc News

Prej disa kohësh Roja Bregdetare spanjolle me një helikopter dhe dy skafe e monitoroi peshkaqenin blu, i cili për orë të tëra përshkroi brigjet e plazhit dhe më pas ngeci në rërë në cekëtinë, duke tentuar dëshpërimisht largimin.

Swimmer rushed to safety after the 8ft beast appeared in shallow waters

Por ishin ekspertët detarë dhe disa roja plazhi që bënë të mundur shpëtimin e kafshës që me sa duket kishte ngatërruar orientimin e rrymës, duke e nxjerrë atë pa e dëmtuar deri në thellësi, si dhe pa vënë në rrezik jetën e pushuesve.

Authorities were able to trap the shark in the next and release him 2-and-a-half miles away

Peshkaqenët blu, si ai që u shfaq në ujërat e Benidorm në Spanjë, gjenden zakonisht në ujërat e Mesdheut dhe në ujërat britanike në muajt e verës. Ata mund të arrijnë deri në 12 metra në gjatësi dhe ka episode ku kanë sulmuar edhe njerëzit.

Por gjithsesi, kur vjen fjala për kafshë të tilla si pushuesit, si peshkatarët, si autoritetet, tregojnë një kujdes të veçantë për të mos i vrarë apo dëmtuar këto kafshë.

Gjithsesi, nga barbaria e njeriut, çdo vit llogaritet të vriten mbi 100 milionë peshkaqenë në të gjitha detet e botës, duke bërë që këto kafshë të jenë në rrezik serioz zhdukjeje.

Shark in water

Shark was seen thrashing

Holidaymakers watched the shark

The shark was seen thrashing in the water

Officers stand guard

Officers stand guard

A picture of the killer shark jerking around in the water

At one point, the blue shark flipped itself around

Benidorm authorities shut the beach down

Vetëm disa centimetra larg, por nuk e kuptuan se ishte kaq afër”: Turistët  tregojnë tmerrin që përjetuan kur një peshkaqen u shfaq në ujë (Video) -  Telegrafi

NOA Lajme - Agjencia Kombëtare e Lajmeve

Martin Yelland, 38, was diving just off the coast of Penzance when the blue shark, which can grow up to 13ft, swam straight towards him

/Burimi: The Sun/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *