Toka dhe sera nën pushtetin e ujit në fshatin Moravë, 250 familje në mëshirë të fatit

Edhe pse kanë kaluar 3-ditë nga vërshimi i lumit në fshatin Moravë në bashkinë Dimal, uji nuk është tërhequr nga shumë banesa të zonës ku jeton komuniteti rom. Banesat u përfshinë nga uji dhe banorët u larguan prej tyre. Pas tërheqjes së ujit, ajo që ka mbetur brenda banesave është balta e lluca, të gjitha mobiliet e veshmbathjet të mykura si dhe çdo pajisje elektroshtëpiake të djegura.

Nën ujë ndodhen ende edhe të gjitha tokat bujqësorë të fshatit, të mbjella me grurë, misër e foragjere si dhe serat e zonës. Banorët e fshatit Moravë shprehen se dëmet që u janë shkaktuar janë të mëdha dhe të parikuperueshme. Ata deklarojnë së përmbyten çdo vit nga prurjet e lumit Osum por asnjëherë nuk kanë marrë dëmshpërblim nga shteti. Banorët shprehen se edhe kur disa vite më parë u përcaktua dhe akordua nga Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturë, ata nuk i morën asnjëherë lekët. Banorët kërkojnë ndihmë nga shteti, pasi tashmë janë të rrënuar ekonomikisht.

250 familjet e komunitetit rom në fshatin Moravë përmbyten çdo vit nga lumi për shkak të devijimit të shtratit të lumit. Edhe pse nuk kanë lënë derë pa trokitur në bashkinë Dimal, jo vetëm që nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje por edhe janë nxjerrë jashtë e përbuzur për faktin se janë Romë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *