Puna e Nikola Tesla, një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, babai i studimeve elektromagnetike dhe “magjistari i energjisë elektrike”, konsiderohet si pionier në shumë aspekte.
Por shpikësi fatkeq me origjinë serbo-kroate, shpesh i privuar nga meritat e tij shkencore, ndoshta kishte parashikuar edhe diçka që na prek shumë nga afër.
Në një intervistë me reporterin amerikan John B. Kennedy në 1926, ai përmendi një pajisjeje që ngjan jashtëzakonisht me telefonat inteligjentë të sotëm. Këtu është fragmenti, marrë nga ‘Time’:
“Kur telefoni pa tel të aplikohet në mënyrë të përsosur, e gjithë Toka do të shndërrohet në një tru të madh, siç është në të vërtetë, dhe të gjitha gjërat do të jenë pjesë e një tërësie të vërtetë pulsuese. Ne do të jemi në gjendje të komunikojmë me njëri -tjetrin në mënyrë të menjëhershme pavarësisht distancës. Jo vetëm kaq, por përmes televizionit dhe telefonisë do të jemi në gjendje të shohim dhe të ndihemi saktësisht sikur të ishim ballë për ballë, edhe pse mijëra kilometra larg; dhe mjetet që do të na lejojnë ta bëjmë këtë do të jenë tepër të thjeshta, në krahasim me telefonin që përdorim tani. Një burrë do të jetë në gjendje t’i mbajë ato në xhepin e jelekut të tij. “
Këto fjalë, të rilexuara sot, duket se parashikojnë jo vetëm ardhjen e telefonave inteligjentë, por edhe atë të internetit, Skype, FaceTime dhe të gjitha teknologjive me të cilat mund të eliminojmë distancat.
Në të njëjtën intervistë, Tesla gjithashtu u shpreh për të ardhmen e gjendjes femërore:
“Kjo betejë drejt barazisë gjinore do të çojë në një rend të ri, në të cilin gruaja do të jetë superiore. Jo në imitimin sipërfaqësor fizik të burrit, gratë së pari do të demonstrojnë barazinë e tyre dhe më pas superioritetin e tyre, por në zgjimin e intelektit femëror “
Fjalë që demonstrojnë, edhe një herë, frymën vizionare të shpikësit të famshëm, të cituar si frymëzim nga disa sipërmarrës të sotëm si Elon Musk (i cili gjithashtu huazoi emrin nga Tesla për kompaninë e tij të makinave) ose nga bashkëthemeluesi i Google Larry Page Me.
/Burimi: Focus/ Përshtati Priza.al/