Toka nuk gjen qetësi, dy tërmete njëri pas tjetrit godasin vendin

Dy lëkundje të njëpasnjëshme janë ndjerë këtë mëngjes në disa qytete, ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë në Burrel.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti i parë u regjistrua në orën 09:05. Tërmeti me thellësi 2 km dhe magnitudë 3.1 të shkallës Rihter kishte epiqendrën 11 km larg qytetit të Burrelit.

20 minuta më vonë një lëkundje me po të njëjtën thellësi dhe epiqendër është regjistruar në Burrel. Tërmeti ishte i magnitudës 3.3 i shkallës Rihter.

Mbrëmjen e kaluar, një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter shkundi Shqipërinë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, prapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *