Një tjetër tërmet i fortë ka shkundur rajonin e Ballkanit.
Bëhet me dije se këtë herë goditja ka qenë me magnitudë 2.8 gradë të shkallës rihter dhe intensitet prej 3 ballësh, me epiqendër Maqedoninë e Veriut.
Sakaq, më konkretisht lëkundjet janë ndier në Dellçevë, Berovë dhe Pehçevë
Sipas të dhënave paraprake lëkundja u regjistrua sot në mëngjes në orën 06:36.
Kujtojmë se kjo është lëkundje e dytë pas tërmetit të fuqishëm prej afro 6 ballësh. I cili goditi të gjithë Ballkanin. Epiqendra ishte ne Bosnje Hercegovinë por lëkundja u ndje edhe në Shqipëri, ku shumë qytetarë u panikosën.