Një tërmet me magnitudë 4.4 është regjistruar gjatë natës në brigjet e Catanzaro në Itali.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tërmeti kishte një thellësi prej 36 kilometra dhe një epiqendër në det afër Catanzaro Lido.
Deri më tani nuk ka asnjë raportim për dëme pohoi kryebashkiaku i Catanzaro, Nikola Fiorita.
“Frika ishte e madhe, por dua të siguroj të gjithë qytetin: deri më tani nuk kemi asnjë lajm për dëmtime të gjërave apo njerëzve”, shkroi kryebashkiaku i Catanzaro në Facebook.