Lëkundje tërmeti janë regjistruar këtë të dielë në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Lëkundjet janë ndjerë në rajonin e Ferizajt, ku magnituda ishte e shkallës 3.2 rihter.
Sakaq një tjetër tërmet është shënuar edhe në Etoloakarnania, Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ishte 6 kilometra në verilindje të Palairos Etoloakarnania, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 20.4 kilometra.
Si dhe magnituda 3.9 ballë e shkallës Rihter.