Toka s’gjen qetësi, Greqia tronditet nga një tjetër tërmet

Prej ditësh Greqia është kthyer në një vatër të nxehtë tërmetesh. Një tërmet me magnitudë 3.8 u regjistrua sot në Lemnos.

Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundjet e tërmetit u regjistruan në orën 13:42, rreth 36 kilometra në verilindje të zonës. Thellësia e tërmetit ishte 10 km.

 

Disa ditë më parë, një tërmet me magnitudë 6 të shkallës Rihter goditi zonën e Larisas, ndërsa u shoqërua me lëkundje të njëpasnjëshme.

Tërmeti i fortë që tronditi Greqinë dhe që u ndje në një pjesë të madhe të Shqipërisë, shkaktoi edhe një viktimë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *