Toka zyrtarisht me 5 oqeane!

Oqeanit Paqësor, Indian, të Atlantikut dhe të Arktikut tashmë i bashkohet edhe oqeani Jugor i Antarktidës. Hartografët e National Geographic më së fundi e kanë njohur atë pasi e kanë përcaktuar nga rryma që rrjedh përreth Antarktidës. Kjo organizatë, e cila ka krijuar hartat e botës që prej vitit 1915 njoftoi se njohu publikisht oqeanin e 5-të, në Ditën Botërore të Oqeanit .

Momentalisht statusi tij mbetet i kontestuar ndërkombëtarisht. Sidoqoftë, National Geographic shpreson që hartat e tyre të rishikuara do t’i ndihmojnë njerëzit të mendojnë ndryshe për Oqeanin Jugor, duke inkurajuar kështu ruajtjen e tij.

‘Oqeani Jugor është njohur prej kohësh nga shkencëtarët,’ shpjegoi gjeografi i Shoqatës Kombëtare të Gjeografisë Alex Tait në njoftim . Gjeografi shpjegoi se oqeani nuk është njohur për shkak të mos arritjes së një marrëveshje në nivel ndërkombëtar. ‘Oqeani duhej emërtuar veçmas, për shkak të ndarjes së tij ekologjike’, sqaroi gjeografi.

Në kontratën e oqeaneve në botë,  Bordi Amerikan i Emrave Gjeografikë e ka njohur si ‘Oqeanin Jugor’ që nga viti 1999, ndërsa Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës miratoi etiketimin vetëm në shkurt të këtij viti.

/Burimi Daily Mail: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *