Tokyo 2020 ka diçka të veçantë nga vitet e tjera!

Lojërat Olimpike gjithmonë shoqërohen me një spektakël fantastik, ku qindra vende bashkohen për të festuar sportin globalisht. Ajo çfarë dhuron kënaqësi për vendet dhe garuesit, janë medaljet olimpike që marrin me vete në shtëpi. Ndaj edhe dizajnet për medaljet e këtij viti janë unike.

Në korrik të 2019-ës,  Komiteti Organizativ i Tokios i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike zbuloi modelet e medaljeve, të cilat ishin përqendruar kryesisht në kulturën japoneze dhe mbrojtjen e mjedisit, për eventin e verës 2020.

Faqja Tokyo 2020 njoftoi se komiteti organizues nisi “Tokyo 2020 Medal Project” në prill të 2017-ës, që të nxirrte materialet e nevojshme për krijimin e medaljeve në një mënyrë miqësore për mjedisin. Rreth 79000 ton elektronikë është dhuruar nga japonezët, e cila më pas është reduktuar në bronz, argjend etj.

“Përafërsisht 5,000 medalje janë prodhuar nga pajisje të vogla elektronike që janë kontribut i njerëzve në gjithë Japoninë”, thuhet në faqen zyrtare të Lojërave Olimpike për këtë vit. “Ky projekt shënon vitin e parë në historinë e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, që qytetarët përfshihen në prodhimin e medaljeve.”

Junichi Kawanishi, projektuesi i medaljeve, është frymëzuar nga kultura tradicionale japoneze dhe ka përdorur material të riciklueshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *