Aktorët Tolgahan Sayışman dhe Almeda Abazi ishin të ftuarit e radhës në emisionin “Zemër Luana”.
Aktori Sayışman ishte pjesë e një sfide në ring, ku iu përgjigj pyetjeve. Teksa luante rolin e boksierit në ring, ai u pyet për aktoren Hande Erçel. Të gjithë e njohim rolin e “Edës” në serialin “Dashuria është në ajër” që u transmetua në Tv Klan. Teksa doli fotoja e aktores Hande, Tolgahan tha se “ka një vend të veçantë në zemrën e tij”. Menjëherë pas kësaj, Bes Ballaku i thotë Almedës: “Moj Almeda do futesh në ring?!”
Por a u bë xheloze ajo? Bukuroshja shqiptare nisi të qeshë dhe sigurisht që e merr me sportivitet këtë gjë pasi edhe vetë është pjesë e artit.
Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka krijuar familjen e saj. Megjithatë ajo nuk mungon në rrjete sociale kur herë pas here bën Q&A të shumta për fansat e saj, ashtu siç ka bërë edhe këtë herë.
Në këtë intervistë virtuale, nuk kanë munguar pyetjet e ndryshme nga ndjekësit e shumtë.
“A keni kërcyer kërcime tradicionale shqiptare?”- e pyet një fans/fanse Almedën.
Abazi si një shqiptare e vërtetë jo vetëm që e ka kërcyer “Napolonin”, por e paska “djegur”. Modelja dhe aktorja ka ndarë një fragment në ‘Instastory’ nga dasma e saj vite më parë, duke kërcyer së bashku me partnerin e saj turk, Tolgahan-in.