Ylli i Hollywood, Tom Cruise është duke xhiruar skena për filmin më të ri të “Mission Impossible 8”.

59-vjeçari është parë duke u varur përmbys në krahun e një aeroplani luftarak, teksa ndodhej mbi qiejt e Kembrixhit.

Të gjithë janë mbetur gojëhapur nga bëmat e pabesueshme që aktori po bën për filmin e ardhshëm.

Avioni u ngrit nga Aerodromi Duxford në Cambridgeshire dhe sapo arriti 600 metra në ajër, Tom doli nga kabina dhe u zvarrit në krahun e majtë.

I lidhur me aeroplanin nga një parzmore, Tom pastaj u var me kokë poshtë nga krahu i aeroplanit.

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/