Tom Doshi marton vajzën, të pranishëm në dasëm edhe Kiara me Luizin

Një prej martesave më të bujshme në sektorin e biznesit u zhvillua mbrëmjen e djeshme. Vajza e politikanit Tom Doshi, Briana ka kurorëzuar dashurinë e saj me biznesmenin Bruno Çela. Martesa u zhvillua në një prej hoteleve të Tiranës ndërsa arredimi i ambientit ishte përrallor.

Në fokus ishin trëndafilat ndërsa nusja kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë, jo tradicionalin madhështor që jemi mësuar të shohim në dasma.

Të ftuar në dasmë kishte edhe personazhe të famshëm si Luizi dhe Kiara. Këta të fundit kanë postuar foto nga martesa e vajzës së Doshit, ndërkohë që Luizi shfaqet edhe pranë djalit të biznesmenit që ishte një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së Big Brother.

Kurorëzimi i dashurisë së Brianës dhe Brunos është lënë pas zgjedhjeve, ku partia e Tom Doshit ishte faktor për këshillat bashkiak. I angazhuar ishte edhe dhëndri i tij Bruno Çela që është përzgjedhur si këshilltar bashkiak në Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *