Gjatë një interviste për “Prive” ish-konkurrenti i Për’puthen tha se një nga arsyet kryesore që çoi në ftohjen e raportit të tij me Mikelën ishte distanca, pasi ai jeton në Kosovë ndërsa ajo në Shqipëri. Por ajo që habiti më shumë ishte se Erioni zbuloi se as ai dhe as Mikela nuk e kanë pranuar asnjëehrë që janë 100% të ndarë.“Ka pasur shumë edhe nuk është se jemi marrë me përgjigjen pasi e kemi pak të vështirë ta pranojmë diçka që është e vërtetë. Arsyeja pse u prishën marrëdhëniet, u ftohën, ishte kryesisht distanca. Ajo ishte e angazhuar më shumë në Shqipëri në pjesën jugore, unë në Kosovë. Distanca bëri të vetën. Për sa kohë ishte, ishte diçka shumë e bukur. Sa herë që pyetemi, siç ndihem unë por edhe në bazë të përgjigjeve të asaj, nuk pranojmë 100% që çdo gjë ka marrë fund. Ne nuk e shikojmë njëri-tjetrin si shokë”- tha ish-konkurrenti.
Duke njohur karakterin që Mikela ka treguar edhe në emsionin “Për’puthen”, ai u pyet nëse ka pasur sherre mes tyre. Në përgjigjen e tij, Erioni shtoi edhe sherret e ashpra në “listën” e arsyeve të ndarjes.
“Sherre ka pasur shumë por që nuk mund të dilinim në përfundim. Edhe pse asnjëri nuk e thoshte asnjëherë fjalën e fundit, sherri e solli situatën në përfundim”- tha Erioni.
Gjithashtu ai zbuloi edhe mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me Mikelnë, për të cilat tha: “Janë disa tone të ngritura lart dhe disa fjalë të thëna në nerva e sipër nga ana e të dyve.”
Në lidhje me këngën e tij të re të titulluar “Mirela” (një ngjashmëri të madhe me emrin e ish të dashurës), Erioni hodhi poshtë zërat se është dedikim, apo se i ka ndryshuar titullin pas ndarjes.
“Pak si e vështirë ta besosh por që ishte rastësi sepse ka qenë një projekt i filluar prej dy vitesh edhe në momentin që e kam dëgjuar pak, e kuptova që është për mua. Tani për titullin thanë titulli quhej “Mirela” dhe më pëlqeu shumë dhe kështu e lashë.”– tha ai.
Mikela dhe Erioni u ndanë pak muaj pas daljes nga Për’puthen. Lajmin e konfirmoi vetë ish-konkurrentja. Pas daljes nga emisioni Mikela dhe Erioni ndanin shumë shpesh me ndjekësit e tyre momente nga jeta dhe romanca e tyre, por tashmë është vënë re mungesa e këtyre postimeve të përbashkëta, duke ndezur dyshimet se ka një krisje mes tyre.
Në një bisedë të zhvilluar në rrjetin social Instagram para disa ditësh, kureshtja e ndjekësve të saj ishte për lajmet se ajo dhe Erioni janë ndarë, pas lajmeve që qarkulluan. “Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”- e pyet një ndjekës Mikelën, e cila me përgjigjen e saj la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë. “Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje.”- shkroi ish-konkurrentja duke mos dhënë më shumë detaje.
Më tej në një tjetër postim, krahas një videoje të shkëputur nga një film, Mikela shkruante: “Gëzuar për ty që rri gjithë natën zgjuar dhe nuk flet me askënd, edhe një dolli për ata që futen na kontrollojnë profilin”.