Tonelata me shalqi kalbet, fermerët e Lushnjës: Do largohemi nga Shqipëria

Tonelata me Shalqi po kalbet në fushat e Lushnjes, për shkak të mungesës së tregut. Fermerët shprehen të dëshpëruar se tashmë kanë flimentuar, ndërsa do të largohen nga vendi. Për Syri Televizion, fermerët i cilësojnë shou deklaratat e Deputetit Socialist Erion Braçe, ndërsa akuzojnë qeverinë për situatën ku ndodhet bujqësia.

Kjo skenë dramatike, po përsëritet çdo vit! Fermerët në fshatin Imshte të Lushnjes po falimentojnë, për shkak se tonelata me shalqi po kalbet në arë për shkak të mungesës së tregut. Fermerët e kësaj zone janë të specializuar në prodhimin e shalqiri dhe llojeve të tjera të kulprave, por nga viti në vit, puna e tyre nuk po vlerësohet. Për shkak të shtrenjtimit të imputeve bujqësore dhe naftës, kostoja e prodhimit të shalqirit këtë vit ka qenë e lartë, ndërkohë që çmimi i shitjes së tij është disa herë më i ulët se kosto. Aktualisht një kg shalqi në tregun e shumicës shitet nga 5 deri në 15 lekë për kg, ndërsa kostoja e prodhimit të tij llogaritet nga 60 deri në 70 lekë për kg. Kjo ka bërë që shumë fermerë të mos e shesin prodhimin duke shpresuar se do të gjejnë treg me çmim mbi kosto, por kjo gjë nuk ka ndodhur, ndërsa shalqini po kalbet në tokë.

Fermerët flasin edhe për deklaratat e deputetit Erion Braçe, duke i cilësuar ato si show.Për fermerët, fajin kryesor në lidhje me situatën e ka qeveria. Ata thonë se pikat e grumbullimit abuzojnë me çmimet, ndërkohë që bujqit po falimentojnë. Në këto kushte, zgjidhja është./syritv

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *