Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka ndarë një mesazh prekës në lidhje me ndarjen nga jeta e ish-presidentin Bujar Nishani.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Topalli shkruan se pak njerëz kanë pasur poste të rëndësishme në jetë dhe të kenë dalë nga ato me respekt dhe dijnitet.
Sakaq shpreh ngushëllimet për familjen e tij, miqtë dhe bashkëpunëtorët.
Mesazhi i plotë:
Lamtumire President Nishani!
Bujar Nishani ka një histori të veçantë njerëzore dhe politike. Pak njerëz në politikë kanë patur aq poste të rëndësishme dhe të kenë dalur nga to me respekt e dinjitet.
Edhe në jetën personale ka kaluar sfida jo te vogla duke u përballur me jetën.
Kujtoj,shumë vite më parë, kur u takuam para se të bënte një operacion të veshtire. Askush nuk e dinte si do shkonte. Operacioni ishte tepër delikat, por ai edhe në atë situate fliste me qetësi dhe vetëkontroll.
Shpresova se do ia dilte edhe kësaj here.
Me pikëllim të madh shpreh ngushëllimet më të thella për Odetën, fëmijët e familjen e tij më të gjerë, për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij!