Kokaina dërgohet nga një rajon italian në tjetrin e fshehur edhe në formën e djathit Grana ose Parmixhan. Kjo u zbulua nga policia financiare e Torinos, e cila kreu një operacion të gjerë antidrogë në të gjithë Italinë, duke zbuluar një tregti të lulëzuar midis Piemontes – Torinos dhe Asti – dhe Lombardisë, Venetos, Toskanës, Siçilisë dhe Sardenjës. Janë sekuestruar mbi 100 kilogramë drogë e cila dyshohet se ka sjellë të ardhura të paligjshme prej 20 milionë eurosh. Dhjetë persona – 7 italianë dhe tre shqiptarë – u arrestuan (7 në burg dhe 3 në arrest shtëpie). Disa nga të dyshuarit akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje.
Sipas aktakuzës, kreu i organizatës është një 37 me kombësi shqiptare. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të kishin “sisteme të testuara për t’i bërë komunikimet konfidenciale” dhe “disa vende për t’u përdorur si depo magazinimi” të drogës.
Ky është mekanizmi me të cilin, sipas policisë financiare, kanë vepruar trafikantët. Ata blinin sasi të mëdha kokaine nga jashtë, veçanërisht nga Holanda dhe e transportonin në Itali me kamionë të artikuluar. Droga ruhej në magazina në Piemonte (veçanërisht në provincat e Asti, Alessandria dhe Cuneo), por edhe në zona të tjera të Italisë veriore (përfshirë provincën e Rovigos). Më pas shpërndarja në rajone të ndryshme (Piemonte, Lombardia, Veneto, Toskana, Siçilia dhe Sardenja), u bë nëpërmjet “korrierëve” dhe duke përdorur një flotë të madhe automjetesh në pronësi dhe me qira. Vetë korrierët kishin për detyrë të rikuperonin paratë nga shitjet.
Gjatë hetimeve, ushtarakët e policisë financiare përgjuan dhe sekuestruan disa ngarkesa droge. Njëqind kilogramë kokainë të pastër u gjetën në prill 2022 brenda një kampi, falë edhe nuhatjes së qenve të drogës. 25 kilogramë të tjera kokainë të pastër u gjetën në qershor të vitit 2022 në provincën e Astit në një furgon me drejtim në Sardenjë dhe të fshehura brenda 5 rrotave të djathit të llojit Grana padano-Parmigiano, i përgatitur posaçërisht si ngarkesë mbuluese. Nëse do të shihej “me pakicë”, koka do të kishte dhënë të paktën 20 milionë euro