Juventus ka fituar me rezultatin 4-2 ndaj Torinos në derbin e qytetit të luajtur mbrëmjen e djeshme. Bardhezinjtë përmbysën dy herë shifrat pasi dolën në disavantazh që në minutën e dytë kur Karamoh i Torinos shënoi.
Megjithatë “Zonja e vjetër” barazoi shpejt shifrat me golin e Cuadrados. Në limit të pjesës së parë u realizuan dhe 2 gola të tjerë. Torino shënoi me Sanabria, ndërsa Danilo barazoi për 2-2 duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.
Në pjesën e dytë të besuarit e Allegri-t ishin më superiorë duke realizuar dy gola të tjerë me autor Bremer 71′ dhe Rabiot 81′.
Pogba debutoi këtë sezon për herë të parë me ekipin bardh e zi duke hyrë si zëvendësues në minutën e 69. Kjo fitore e dërgon Juventusin në vendin 7 me 75.