Të paktën 23 persona kanë ndërruar jetë nga tornado në shtetin amerikan të Mississippi të premten mbrëma. Ndërsa besohet se shumë njerëz janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Në disa zona të shtetit ka rënë breshër në madhësinë e topave të golfit dhe reshje të dendura shiu.
Ndërkohë që mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa dëmet në banesa llogariten të mëdha.