Çeli/ Një tornado i fuqishëm ka goditur fshatrat e Çekisë. Sipas mediave të huaja të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe pritet që numri i viktimave të rritet pasi ende ka shumë persona të zhdukuar.
Tornadoja u shoqërua me breshër ku më shumë se 150 persona kanë ngelur të plagosur dhe shtëpitë e fshatit janë shkatëruar plotësisht.
“Është si një ferr,” -tha guvernatori rajonal i Moravia, Jan Grolich.