Toronto-Momenti i rrëzimit të aeroplanit – Shikoni si dolën 80 pasagjerët

Publikohen video tronditëse të momentit kur avioni “Canadair CRJ-900” u rrëzua pasditen e së hënës teksa ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos.

 

 

Siç shihet në videot e postuara në rrjetet sociale, avioni me 80 persona në bord ka “shpërthyer” në tokë, duke shkaktuar një shpërthim të vogël dhe duke bërë që të përmbyset.

Më pas avioni doli jashtë kontrollit për disa metra, duke lënë pas tij një re tymi të zi.

Pavarësisht rrëzimit dhe përmbysjes së avionit, nuk pati viktima në mesin e pasagjerëve, me 18 prej tyre të plagosur – tre në gjendje të rëndë. Ata janë një fëmijë dhe dy burra, njëri prej të cilëve 60 vjeç.

“Isha vetëm. O Zot”, dëgjohet duke thënë një nga pasagjerët që shpëtoi pa asnjë gërvishtje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *