Jasmina ngelet një nga konkurrentet më të përfolura të spektaklin “Përputhen”. Ajo ka qenë për shumë kohë në fokus të mediave dhe për raportin e saj me Andin.
Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e ftuar në “Glamour Zone”. Në videon promo të emisionit, e cila është publikuar nga “RTV Ora”, Jasmina ka treguar detaje të reja rreth jetës private.
Ndër të tjera, ajo është pyetur rreth çmendurisë më të madhe që ka bërë në një lidhje.
Por ish-konkurrentja i ka habitur të gjithë, teksa ka treguar se i ka bërë ish-të dashurit një tortë gjigante, me formën më të çuditshme në botë, atë të një organi gjenital mashkullor.
“Bëra një tortë jashtëzakonisht shumë gjigante në formën e organit gjenital mashkullor”,- është përgjigjur Jasmina, duke habitur kështu ndjekësit.
/Priza.al/