Ange Postecoglou do të jetë trajneri i ri i Tottenham Hotspurit. Kështu ka raportuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
Sipas tij, marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë pritet edhe zyrtarizimi.
Postecoglu me klubin londinez është pajtuar për një kontratë dy-vjeçare, me opsion për vazhdim edhe për një vit të tretë.
Palët tani thuhet se do të nënshkruajnë dokumentet dhe më pas do të njoftohet zyrtarisht nga klubi i Premierligës.
57-vjeçari së fundmi ishte trajner te Celticu. Ai në të kaluarën ka drejtuar edhe kombëtaren e Australisë.