Totti shijon byrekun me groshë në Tiranë, shefat lezhjanë gatuajnë për finalistët e Conference League

Kryeqyteti ka pritur këto ditë një fluks të madh tifozësh italianë dhe holandezë të cilët kanë udhëtuar në drejtim të Shqipërisë për të ndjekur finale e Conference League, ku dhe kanë shfrytëzuar dhe kuzhinën tonë.

Shefi i njohur i Mrizit të Zanave, Altin Prenga thotë se ka qenë sot mes shefave që kanë gatuar për Kryesinë e UEFA-s në Tiranë dhe finalistët e ekipeve të Conference League. Altini ndan një foto me legjendën e Romës Francesco Totti dhe shkruan se italiani ka provuar sot byrek me groshë.

Shefat lezhjanë duket se kanë servirur sot ushqime të zgjedhura për miqtë e Romës dhe Feynoord, në një drekë të mbajtur në Pallatin e Brigadave, ku i pranishëm ka qenë kryeministri Edi Rama dhe personalitete të tjera.

Kjo drekë e rëndësishme u është besuar shefave lezhjanë, Altin dhe Anton Prenga nga Mrizi i Zanave, shef Alfred Markut nga Rapsodia dhe shefit Sebastian Biba.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *