Nga Ylli Manjani
Halli i radhës “Yaris”.
Refuzimi për të dëshmuar tregon frikë. Se nga çfarë ka frikë Lulzim Basha të tregojë para drejtësisë rrethanat e një denoncimi krejt të panatyrshëm për një njeri që merret me politike, ai e di.
Por qartësisht ka frikë!
Ndërkohë si ka mundësi që Luli vijon të mbetet politikani që gjendet rregullisht në dyert e prokurorisë më shumë se çdo politikan tjetër në vend?!
I akuzuar dy herë me akuza konkrete nga drejtësia jonë. Tashmë gjendet i përfshirë edhe në histori parash, edhe jashtë shtetit, SHBA e Belgjikë.
Përse vetëm ky gjendet gjithmonë në kësi ngjarjesh?! Ky që është kundër krimit e oligarkëve me demek…!
Dhe në fund, kujt i duhet PD më shumë se Lulit për mburojë?! Ndoshta përgjigja e kësaj pyetje sqaron kapjen me thonj që i ka bërë karriges së kryetarit të PD…! Në fakt PD ka qenë gjithmonë alibia dhe mburoja e Tij ndaj të gjitha akuzave dhe çështjeve hetimore ndaj tij. Padyshim bashkë me PD edhe Berisha…
PD dhe Berisha e mësuan keq tjetrin duke e mbështetur e mbrojtur në çdo situatë. Ndaj ai flet me kompetencë për “përdorim të partisë për halle personale”. Ja ka pa hairin PD.
Dukshëm fare!
Tani i duket se e meriton përjetë mbrojtjen politike.
Çështja është se Ai atë dëshmi para prokurorit belg do ta japë, me hir apo pahir. Në karrigen e kryetarit ose jo, atë dëshmi do ta japë me një këmbë. Si Çeço.
Nuk ka asnjë rrugë tjetër.
E këshilloj që kur ta japë të thotë të vërtetën se ata nuk i ndahen. Nuk është si Nick Muzini ky rast… Dukshëm është tjetër gjë.
As zonja Kim nuk ka ç’t’i bëjë.
Si gjithmonë i çon punët pa alternativa. Ndaj dhe thotë “s’kisha rrugë tjetër”… Po këtë radhë e ka direkt për bythë të vet.
Ah, ndërkohë do të duhet t’i kërkojë falje edhe Taulantit…
*****
Dhe ne prisnim që ky të na bënte rrotacion!!! Ne paskemi qenë më rrota se vetë rrota!
/Priza.al/