Olivia Lois Ortz, një mësuese në shkollën e mesme Ëilmington, në Pensilvani, SHBA është arrestuar, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen e saj.
Rasti është zbuluar nga bashkëshorti i saj. Mësohet se ajo është pezullua nga shkolla pas një urdhër-arresti. Mësuesja dyshohet se ka shkëmbyer mbi 100 mesazhe me nxënësen.
Sakaq, policia pohoi se Ortz dhe nxënësja në fjalë kishin krijuar një kod në rast se do të ndodhte diçka e keqe.
Duke folur me policinë pas zbulimit, studentja tregon se vizitonte shtëpinë e zonjës Ortz ndërsa burri i saj nuk ishte aty. Ajo tha gjithashtu se dyshja ishin përfshirë në aktivitete seksuale në disa raste.