Lopburi një provincë qendrore e Tajlandës ka shtruar një banket ushqimor, të mbushur me shumëllojshmëri frutash për popullsinë e saj të majmunëve.
Organizatori i festivalit u shpreh se majmunët kanë një preferencë të veçantë për durianin, një frut tropikal i athët, i cili është i famshëm në të gjithë Juglindjen aziatike për shijen e tij.
Majmunët e paturpshëm ishin të etur për të përshëndetur kushërinjtë e tyre të largët, duke u kapur mbi shikuesit, duke vjedhur kapele, duke përtypur flokë të gjatë dhe duke dhënë kafshata të rastësishme në frutat e tavolinës.
Mënyrat e tyre të sjelljes në tavolinë janë shokuese, por të ftuarit specialë në banketin ushqimor të qytetit tajlandez dukeshin të dashuruar me majmunët.
/Priza.al/