Trafik armësh drejt Anglisë, GJKKO lë në burg shoferin e furgonit

Shtetasi Jetmir Kaloshi, i cili u arrestua pak ditë më parë është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në furgonin që ai drejtonte u gjetën disa armë zjarri, me qëllim trafikimin drejt Anglisë,

Kaloshi ka pretenduar se nuk ka lidhje me materialet.

“Unë jam vetëm shofer i agjencisë së transportit “Sihana”, nuk kam asnjë lidhje me armët e gjetura në automjet. Agjencia nuk figuron e regjistruar, pagesat i merrja nën dorë. Unë do i dorëzoja materialet dhe porositë që qytetarët nisi jashtë vendit, në Itali dhe pastaj do kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe“.

Burimet hetimore po verifikojnë adresë në të cilën do të dorëzohej tavolina në brendësi të së cilës u gjetën armët.

(Video) Furgoni me armë në Portin Durrësit, policia del me njoftim zyrtar


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *