Trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, SPAK lë në burg administratorin e “Alba Exotic Fruits” (Emri)

SPAK ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj administratorit të firmës “Alba Exotic Fruits”, Eduart Dautin.

Kjo e fundit ka rrëzuar kërkesën e Dautit për masë më te butë sigurie duke vendosur që ai të qëndrojë pas qelisë të paktën deri në përfundim të hetimeve.
Kujtojmë se Dauti u arrestua rreth një muaj më parë për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sakaq, prokuroria bën me dije se në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.

Sipas hetuesve Dautaj ka në pronësi disa pasuri dhe llogari bankare që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.
Në pronësi të 51-vjeçarit rezulton një automjet, Mercedes-Benz, një motor, 6 sipërfaqe toke, një apartament dhe dy garazhe.

Po kështu janë siguruar informacione në rrugë operative që Dauti disponon edhe shuma të mëdha parash në disa banka të nivelit të dytë në emër të familjarëve dhe persona të lidhur me të.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *