Një 19 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm.
Policia bën me dije se i riu është kapur duke transportuar 6 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër person që dyshohet se informonte të arrestuarin.
Ndërkohë nga hetimet e kryera rezultoi se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi N. Ç., i cili monitoronte rrugën për të sinjalizuar shtetasin M. H., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë.
Njoftimi i policisë:
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Tarifa”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.
U kap duke transportuar 6 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 19-vjeçari.
Shpallet në kërkim një shtetas tjetër, i cili dyshohet se monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 19-vjeçarin, në rast se kishte punonjës policie.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tarifa”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
- H., 19 vjeç, banues në Kavajë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi N. Ç., 21 vjeç, banues në Kavajë.
Shtetasi M. H. është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, 6 shtetas të huaj, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE-së.
Nga hetimet e kryera rezultoi se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi N. Ç., i cili monitoronte rrugën për të sinjalizuar shtetasin M. H., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë”.