Trafik emigrantësh të paligshëm/ Arrestohet në Britani shqiptari (Emri)

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe pasi transportonte emigrantë të paligjshëm me gomone nga Belgjika drejt vendit ishullor.

Sipas mediave të huaja, 44-vjeçari është i arrestuari i pestë që ka rënë në pranga nën dyshimin se ishte përfshirë në trafikun e emigrantëve të paligjshëm.

“Personi i arrestuar sot dyshohet për përfshirje në një komplot për të përdorur varka të vogla në një seri kontrabande njerëzish. Trajtimi i krimit të organizuar të imigracionit është një prioritet për NCA dhe hetimi ynë vazhdon”– u shpreh Evants, drejtues i lartë i Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Sipas akuzave, shqiptari dhe 4 persona të tjerë ka organizuar një seri arratisjesh kontrabandë me emigrantë të paligjshëm që prej vitit të kaluar.  Shqiptarët Arsen Feci (44 vjeç), Klodian Shenaj (48 vjeç) dhe Banet Tershana (51 vjeç) do të paraqiten në gjykatë më 29 mars.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *