Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan për trafik heroine dhe kanabisi. Mësohet se në pranga ka rënë një 35-vjeçar nga Cërriku. I riu është arrestuar gjatë një kontrolli në lagjen 5 maj në Elbasan, ku iu gjetën doza kanabisi si dhe heroine.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shitjes në doza, të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis. Kapet në flagrancë dhe arrestohet 35-vjeçari, si dhe i sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Elbasan, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara, në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë konstatuar dhe goditur një rast të shitjes në doza, të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis, për të cilin është arrestuar në flagrancë shtetasi: -E. K., 35 vjeç, banues në Cërrik. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 35-vjeçarit, në lagjen “5 Maji”, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të dyshuara të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.