Trafik i rënduar në hyrje të sheshit ‘Shqiponja’/ Tuneli 5 nuk sjell lehtësime, mungon sinjalistika

TIRANË– Trafiku në Tiranë mbetet një ndër çështjet më problematike të kryeqytetit. Qytetarëve u duhet të presin me orë të tëra jo vetëm për të hyrë, po edhe për të lëvizur brenda saj, pasi krijohen rradhë kilometrike.

Hapja e tunelit numër 5 në kthesën e Kamzës duket se nuk ka sjellë aspak lehtësim për lëvizjen e mjeteve, madje i ngatërron ata se nga dyhet të hyjnë apo të dalin pasi tabelat orientuese mungojnë. Makinat ‘bëhen lëmsh’ pasi njihet me tabelat në momentin e fundit. Kjo sjell efekt zinxhir edhe në akset e tjera rrugore.

Zonat më problematike janë ato në hyrje të qytetit, ish-Dogana, kthesa e Astirit, Lapraka, zona e Trenit, ish fusha e Aviacionit dhe aksi i Saukut. Dyndja e mjeteve në drejtime të ndryshme shpeshherë sjell dhe bllokimin e tyre, ku policia ndërhyn për të normalizuar situatën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *