Trafik i rënduar në Lezhë, turistët kosovarë ‘dynden’ drejt plazheve

Trafik i rënduar është krijuar në afërsi të kryqëzimit të Milotit, në drejtim të Lezhës.

Shkak për këtë janë bërë turistë kosovar të cilët preferojnë bregdetin në këto ditë të nxehta. Situata shihet më e rënduar në mëngjes e pasdite, si dhe janë shtuar patrullat e policisë me qëllim disiplinimin e trafikut.

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura mjaft të larta, çka favorizon turizmin bregdetar, që në këtë vit nuk ka qenë në lartësinë e pritshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *