Trafik i rënduar është krijuar në Vlorë, përgjatë Lungomares.
Shkak për këtë janë bërë turistët e pushuesit të cilët preferojnë bregdetin në këto ditë të nxehta. Mësohet se dyndje më të të madhe të pushuesve ka pasur në Ksamil, pavarësisht se çmimet e shezlongëve janë të larta.
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura mjaft të larta, çka favorizon turizmin bregdetar, që në këtë vit nuk ka qenë në lartësinë e pritshme.