Një operacion antidrogë u ndërmor në orët e vona të mbrëmjes së sotme në Tiranë. Pikërisht në rrugën e Kavajës, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve policia dhe agjentët e antidrogës kanë ndaluar një makinë ku ndodhej 1 kg kokainë. Personi i identifikuar si Enea Sulejmani, në përpjekje për t’u larguar i ka dhënë indietro makinës dhe ka goditur 3 agjentë të antidrogës dhe ka dëmtuar makinën e policisë. Në kushtet e vetëmbrojtjes një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës. Në makinë ndodheshin dhe 2 persona të tjerë.
Raportohet se nuk ka probleme për jetën. Si pasojë e përpjasjes makina e policisë ka pësuar dëme të shumta, ndërsa policët janë rrëzuar për tokë, por për fat të mirë nuk raportohet për dëme serioze. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta, përfshirë edhe AMP-në. Në vendngjarje ndodhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.
Njoftimi i plotë
Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip “Volkswagen Tiguan” me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë. Gjatë tentativës për t’u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë. Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë. Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje