Shkatërrohet grupi kriminal, i cili tregtonte drogë në Gjermani dhe arrestohen 4 anëtarët e saj. Mes tyre është dhe një 35-vjeçar shqiptar. Arrestimi është kryer dje dhe në total kanë rënë në pranga katër persona, mes tyre dy gjermanë dhe një 63-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili bashkëpunonte me shqiptarin.
Mediat e huaja raportojnë se shqiptari ishte i dyshuar që prej vitit të kaluar për import të paligjshëm të sasive të mëdha të narkotikëve. Në total janë sekuestruar 47 kg marijuanë.