Trafikonin drogë dhe vërdalliseshin me armë në brez në mes të Athinës, në pranga 3 shqiptarë

Tre shqiptarë kanë rënë në pragat e policisë në Greqi, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në Athinë dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptarëve u janë sekuestruar 10 kilogram kokainë, 2 pitoleta dhe telefona celularë.

Njoftimi i policisë:

“Nën Drejtoria për Ndjekjen e Drogave të Sigurimit të Atikës ka vijuar me arrestimin e katër personave, në Athinë, Zografou dhe Vouliagmeni. Konkretisht, janë tre shqiptarë të moshës 36, 46 dhe 48 vjeç dhe një 45-vjeçar grek, të cilët akuzohen trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ndër të tjera u sekuestruan mbi 10 kilogramë kokainë dhe 2 pistoleta”, njofton policia greke.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *