Trafikonin drogë me 5 mln euro, shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Itali

Një operacion i Antidrogës e Antimafias Italiane ka çuar në shkatërrimin e një grupi narkotrafikantësh shqiptarë me bazë në Milano, Pavia, Monza e Modena. Brenda gjashtë muajve ata kanë trafikuar drogë kryesisht kokainë me vlerë tregu 5 milonë euro.

Prokuroria e Milanos kanë ekzekutuar 8 urdhër ndalimi, 5 urdhër arrestimi me burg, 2 në arrest shtëpiak e 1 me detyrim paraqitje.

Hetimet kanë zbardhur lidhjet e aktivitetit kriminal me grupe shqiptare në Shqipëri, në Amerikën Latine, Belgjikë dhe në vendet e ulëta. Sipas hetimeve paratë e fituara nga trafiku i drogës ricikloheshin në ekonominë e vendeve të ndryshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *