Trafikonin emigrantë me gomone drejt Britanisë, arrestohen 3 shqiptarë dhe 1 irlandez

Katër persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit ndaj një grupi që dyshohet se kishte kontrabanduar emigrantë në Britani me varka nga Belgjika.

Dy shqiptarë, 44 dhe 48 vjeç, në Nottingham dhe një irlandez 46-vjeçar në Aylesbury, Buckinghamshire, u arrestuan nga oficerët e NCA mëngjesin e sotëm.

Hetuesit pretendojnë se ata kanë qenë të përfshirë në blerjen e një gomoneje dhe përdorimin e saj për të udhëtuar në Belgjikë për të mbledhur emigrantët, duke zbritur në Margate në Kent.

Një 51-vjeçar nga Shqipëria u arrestua në Hove mëngjesin e sotëm për rolin e tij të dyshuar në asistimin e emigracionit të paligjshëm. Të gjithë burrat dyshohet se janë pjesë e një bande që organizon kalimin e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar nga Evropa.

Operacioni i sotëm lidhet me dy arrestime në Belgjikë të vitit të kaluar më 30 tetor 2022, ku një burrë nga Basingstoke dhe një burrë nga Leicester u arrestuan nën dyshimin për kontrabandë njerëzish ndërsa mbërritën në bregdetin afër Nieuwpoort në orën 4:30 të mëngjesit. Dymbëdhjetë emigrantë, përfshirë një fëmijë, që të gjithë besohet të jenë shtetas shqiptarë, u morën gjithashtu në paraburgim nga autoritetet belge.

Komandanti i degës së NCA Colin Williams tha: “Këto arrestime pasojnë një hetim të gjerë ndaj individëve që ne besojmë se ishin të përfshirë në një numër kalimesh emigrantësh nga Belgjika në bregun e Kentit në vitin 2022. Trajtimi i kontrabandës së njerëzve vazhdon të jetë një prioritet për NCA-në pasi ne synojmë dhe pengojmë grupet e krimit të organizuar në çdo hap të rrugës”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *