Trafikonin kokainë, prangosen dy shqiptarët në Gjermani

Oficerët civilë të policisë gjermane arrestuan dy trafikantë shqiptarë droge në Hasenbergl të Mynihut. Kontrolli i makinës së regjistruar në Berlin u parapri nga hetimet nga policia kriminale e Munihut.

Oficerët që ndaluan makinën në Schleißheimer Strasse gjetën një vend të kamufluar për drogën pranë dy pasagjerëve 21 dhe 42-vjeçar në brendësi të automjetit dhe në të rreth një kilogram kokainë me vlerë të paktën 100.000 euro.

Janë arrestuar dy të dyshuarit, shtetas shqiptarë jo banues në Gjermani. Megjithatë, identiteti i të moshuarit, të cilit i është regjistruar automjeti, nuk është i sigurt, letrat e tij janë të falsifikuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *