Të paktën 14 persona janë arrestuar në Spanjë, pasi trafikonin lëndë narkotike.
Mediat e huaja bëjnë me dije se policia spanjolle ka goditur mafien shqiptare që trafikonte marijuanë nga Tarragona. Mësohet se të arrestuarit i përkasin moshës 20 deri në 51-vjeç, të cilët kultivonin dhe shpërndanin sasi të mëdha marijuanë.
Sakaq u konstatua se drejtuesit e grupit përdornin bashkatdhetarë shqiptarë për të monitoruara plantacionet apo zonat me lëndë narkotike. Plantacionet që u regjistruan ndodheshin në komunat Tarragona, Querol, Vic, l’Ametlla de Mar, Vandellòs i l’Hospitalet de l’Infant dhe Mont-roig del Camp .
Në total janë mbi 2600 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes dhe 54 kilogramë sytha të përgatitur për shpërndarje , si dhe 21 mijë euro cash dhe një numër i madh aparatesh që përdoren për kultivimin intensiv të drogës