Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë, GJKKO jep dënimin për të akuzuarit

Me 31 vite burg janë dënuar sot 7 anëtarët e grupit kriminal që akuzohen për trafik të mjetesh motorike nga Kosova në Shqipëri. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Posaçme e shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në seancën e 19 prillit 2023 SPAK kërkoi gjithsej 71 vite burg për 7 personat e akuzuar si të përfshirë në këtë trafik mes tyre njëri ish polic i forcave Shqiponja dhe një inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

Sipas SPAK  drejtuesi i grupit ishte Selaudin Shahini, i cili mendohet se duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë. Ndërsa Ndriçim Shahini, kushëriri i Selaudinit, ishte personi që kujdesej për shitjen e mjeteve.

Dënimet: 

1- Selaudin Shahini u dënua me 7.4 vite burg.

2- Ndriçim Shahini u dënua me 6.8 vjet burg

3- Elvis Cara u dënua me 6.8 vjet burg

4- Vojsava Doda u dënua me 5.4 vjet burg

5- Endi Ahmetaj, ish polic u dënua me 3.4 vjet burg

6- Fatri Braha u dënua me 1.6 vite burg

7 – Aurel Shatri, lirohet pasi masa e dënimit ekuivalentohet me kohën e paraburgimit

Trafiku i mjeteve motorike

Sipas dosjes së SPAK grupi gjatë muajit shkurt 2022 siguroi mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhe më pas i kanë trafikuar në territorin e Republikës së Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar Morinë, Kukës me targa të vendosura në to, që i përkisnin mjeteve të targuara dhe regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri Endi Ahmetaj ka qenë punonjës policie në detyrën trupë shërbimi i forcës së posaçme “Shqiponja”, në Sektorin e Rendit dhe Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa e pandehura Vojsava Doda ka qenë inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë. Braha u shpall fajtor sot për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *