Gjykata e Posaçme dënoi me 17 vite burg nënkomisarin e Fierit, Festim Lelaj, i akuzuar për trafik lëndësh narkotike në kuadër të grupit kriminal. Lelaj ishte në gjykim për rastin e trafikut të 2.5 ton kanabis të kapur në portin e Durrësit vite më parë, ndërsa ndodhet në hetim edhe për dosjen “Shpirti”. I njohur ndryshe edhe si “kokë lopa”, akuzohet se fikte radarët për rreth një orë në mënyrë që të mos gjurmoheshin gomonet me kanabis dhe në këtë mënyrë merrte 15 mijë euro.
Lelaj do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Procesi për ish-nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktën dy vite në Gjykatë.
Edhe SPAK ka hasur vështirësi ne ecurinë e procesit, kjo për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve. Lelaj akuzohet për Trafikimi i narkotikeve’, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.
Kujtojmë se prej gjysmë viti çdo lëvizje dhe fjalë e nënkomisarit Festim Lelajt dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit të dyshuar për trafikimin e 2.5 tonëve kanabis ka qenë e survejuar. Grupi kriminal u mbajtën në survejim prej më shumë se 6 muajsh.
Ish-nënkomisari dyshohet se në vitin 2014, kur shërbente në Pikën e Kalimit Kufitar të Vlorës, kishte kaluar në bashkëpunim edhe me Aurel Lazen dhe Skënder Siqecan rreth 350 kg kanabis nga porti i Vlorës drejt atij të Brindisit.
Ky fakt doli gjatë hetimeve proaktive, ku Festim Lelaj kishte rolin e organizatorit në të dy rastet e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
/Priza.al/