Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me Nuredin Dumanin dhe të vëllain.
Mësohet se një person është paguar për t’i hequr qafe të dy vëllezërit, në këmbim të 90 mijë eurove. Personi I arrestuar Hamdi Skuqi ka treguar se porosinë e ka marrë nga një person që quhej Gazi, ku për 90 mijë euro do ekzekutonte dy vëllezër, banesa e të cilëve gjendej në zonën e Shën Avlashit, në rrugën e Nish Tullës. Në dëshminë e tij Skuqi pohon se nuk i njihte dy vëllezërit që do ekzekutonte. Ai kishte mësuar vetëm banesën e saktë ku ata jetonin si dhe kishte parë në foto shënjestrat e tij.
Sakaq shkak për këtë të jetë bërë një konflikt për trafikun e drogës në Holandë mes porositësit dhe 2 vëllezërve, ku personi porositës i kishte dhënë parapagesë 1 mijë euro Skuqit, si edhe një pistoletë tip Glock për të kryer vrasjen.