Pas rrëfimeve të Artan Tafanit për 2 linja të trafikut të kokainës, SPAK pritet të nisë drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian letërporosi për të mësuar më shumë mbi emrat dhe rrugë kalimet e grupit kriminal.
Pas kalimit të dosjes së Laert Haxhiut dhe anëtarëve të tij nga Elbasani në SPAK, prokurori Behar Dibra pritet të drejtohet GJKKO-së të hënën për rivlerësim të masave të sigurisë.
31-vjeçari është i arrestuar në Greqi në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatave atje për ekstradim. Ai rezulton i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Gerti Lalës në vitit 2010./ priza.al