SPAK ka mbyllur hetimet për 4 grupe kriminale që trafikun në Itali më shumë se 1200 emigrantë të paligjshëm, duke çuar për gjykim dosjen për 4 grupe krimale, 2 prej të cilëve ishin në Itali, një në Turqi, dhe një në vendin tonë.
Mësohet se numri i të akuzuarve nga prokuroria për trafimim të emigrnatëve të jashtëligjshëm është 25 persona.
Ja kush janë 25 të pandekurit që akuzohen për grup:
Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjad Myrtaj, Roland Ramadani, Zamir Muliu, Klajdi Kondo (Meto), Fatjon Kocllari, Kristjana Sako, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatos Dusha, Klodian Gjikondaj, Fatjon Belaj, Klement Latifaj, Robert Hysa, Erjol Lleshi, Mohamed Abdurrahim Sherif, Abu Ahmed Sulltan, Saber Saber, Yahia Kamal Kamil Yussef, Mustafa Hysein Koseoglu, Yalcin Ali Hanci dhe Iranian Vailollah Abdollah Mamushli.
Njoftimi i Zyrtar:
Prokuroria e Posaçme kunër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 17.06.2022, ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur kërkesën për gjykim në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për çështjen penale nr.148 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjad Myrtaj, Roland Ramadani, Zamir Muliu, Klajdi Kondo (Meto), Fatjon Kocllari, Kristjana Sako, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatos Dusha, Klodian Gjikondaj, Fatjon Belaj, Klement Latifaj, Robert Hysa, Erjol Lleshi, Mohamed Abdurrahim Sherif, Abu Ahmed Sulltan, Saber Saber, Yahia Kamal Kamil Yussef, Mustafa Hysein Koseoglu, Yalcin Ali Hanci dhe Iranian Vailollah Abdollah Mamushli të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”’, parashikuar nga nenet 298, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Autoritetet gjyqësore Shqiptare, Italiane dhe Greke, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) e krijuar midis Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Shqipëri; Seksionit Antimafia të Prokurorisë së Lecces, Itali; si dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Apelit Athinë, Greqi; me koordimin e EUROJUST (AJA) dhe ndihmën e EUROPOL; kanë zhvilluar hetime njëkohësisht në tre shtetet pjesë e skuadrës dhe në disa shtete të tjera.
Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar fakti se pjestarët e 4 (katër) grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi) të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së. Pjestarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5000 deri në 10000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë toksore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve.
Nga hetimet e kryera në Shqipëri nga SPAK në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese janë dokumentuar 7 (shtatë) episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Janë kapur në flagrancë edhe personat e kontrabanduar për të kaluar kufijtë shtetërorë në mënyrë të paligjshme, si dhe është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar. Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë toksore dhe nëpërmjet detit. Hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT) kanë konfirmuar dhe një herë faktin se vetëm një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe ligjzbatuese të shteteve të ndryshme mund të garantojë sukses dhe efektivitet në luftë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.