Trafikuan mbi 2 ton drogë/ Arrestohen në Itali 14 persona, 5 prej tyre shqiptarë

Hetimet e nisura në maj të vitit 2016, vazhdojnë ende t’i dorëzojnë drejtësisë persona që akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Policia italiane ka sekuestruar 2.3 ton drogë të tipit kokainë, marijuanë dhe heroinë. Vlera e tyre arrin deri në 15 milionë euro.

Dy organizata kriminale me veprimtari në Bari dhe provincat përreth importonin lëndë narkotike nga vendi ynë, në rrugë detare. 14 persona u arrestuan në kuadër të këtij operacioni, ku pesë prej tyre janë shqiptarë. Të dyja organizatat përfshiheshin në prodhimin, paketimin, klasifikimin dhe transferimin e narkotikëve nga vendi ynë për në shtetin fqinj.

Hetuesit kanë zbuluar se përdoreshin varka për të sjellë drogën nga Shqipëria, dhe më pas korrierët kryenin shprëndarjen. Drejtoria Antimafia e Barit, Prokuroria e Posaçme Shqiptare (SPAK) dhe Eurojust ishin organet që drejtuan hetimin. Ky i fundit është një insitucion me qendër në Hagë që mbështet bashkëpunimin gjyqësor në luftën kundër formave të rënda të krimit ndërkombëtar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *