Të gjithë qytetarët që prisnin të niseshin dje drejt Barit, Itali me traget u nisën sot herët në mëngjes. Vonesa është shkaktuar për shkak të mbërritjes vonë në portin e Durrësit të njërit prej trageteve të linjës së Barit.
Trageti ”Marina” është nisur mëngjesin e sotëm, drejt Italisë pasi ka kryer procedurat e zbarkimit të atyre që ka sjellë dhe imbarkuar udhëtarët e mjetet që qëndronin në pritje për t’u nisur.
Furnizimi me karburant në Itali ka spostuar grafikun e lëvizjes së tragetit me të paktën 4 orë, duke u reflektuar dhe në mbërritjen e nisjen e tij. Kjo është një nga periudhat e ngarkuara të vitit, për shkak të fluksit të lëvizjes së njerëzve mes dy brigjeve.
/Priza.al/