Të paktën katër fëmijë kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi kanë rënë nga një kështjellë kërcyese e cila shpërtheu në ajër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten në një shkollë fillore në Devonport të Australisë. Sipas mediave të huaja, incidenti u shkaktua nga era.
Nga ana tjetër, policia ka njoftuar se fëmijët kanë rënë nga një lartësi rreth 10 metra(32ft). Dy djem dhe dy vajza janë viktimat. Autoritetet nuk treguan moshën e fëmijëve por dyshohet për fëmijë të moshës nga 10 deri në 12 vjeç.
Kryeministri i Australisë e cilësoi këtë një ngjarje të rëndë dhe e trishtë.
/Priza.al/